Connect with us

Te Tjera

A është e vërtetë që konsumi i verës e dëmton trurin e njeriut?

Published

on

Bashkimi Evropian ka vendosur të lejojë Irlandën që të vendosë paralajmërimeve mbi dëmet shëndetësore në etiketat e shisheve alkoolit. Dhe këtu përfshihen dhe ato të verës.

Kjo çështje shkaktoi që në fillim diskutime të forta nivel politik , duke nxitur zemërimin e vendeve si Franca, Spanja dhe Italia, që kundërshtojnë me forcë një lëvizje që mund të barazojë (në perceptimin e konsumatorëve) alkoolin me produkte tejet të dëmshme për shëndetin, siç janë cigaret.

Por debate ka edhe në botën mjekësore-shkencore. Në Itali në krye të mbështetësve të vendimit të Brukselit është Antonela Viola, imunologe në Universitetin e Padovësqë përmes një editoriali të gjatë botuar në La Stampapretendon se alkooli e dëmton trurin, edhe në rastin e konsumimit të butë ose të moderuar.

Ndërkohë në anën e kundërt të debatit qëndron Mateo Basetiqë kundërpërgjigj duke siguruar konsumatorëse një gotë verë në darkë nuk ka lënduar ndonjëherë askënd. Po kush ka të drejtë? Duke supozuar se kur flet për këshilla shëndetësore, çdo mjek shprehet siç e sheh më të përshtatshme “sipas shkencës dhe ndërgjegjes”le të shohim çfarë thonë studimetmë të fundit mbi marrëdhëniet midis alkoolit, trurit dhe shëndetin në përgjithësi.

Së pari, pse flasim për trurin? Dëmet më të njohura të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit janë në mëlçi, siç e dinë pothuajse të gjithë. Por në këtë rast cirroza, steatoza hepatite dhe probleme të tjera pak a shumë serioze, janë rezultat i abuzimit të shpeshtë, dhe jo i konsumit të një gotë verë, që është një praktikë e zakonshme e italianëve gjatë darkës.

E njëjta gjë vlen edhe për problemet psikologjike, dhe rrezikun e aksidenteve ndaj të cilave ekspozohemi duke u dehur. Por kur flasim për ndikimin negativ të etanolit në tru, disa studime duket se tregojnë një rrezik më të madhDhe në këtë rast, efektet e dëmshme shfaqen edhe tek njerëzit që konsumojnë atë që konsiderohet një dozë standarde e alkoolit në ditë, e cila zakonisht përkufizohet një gotë verë për gratë dhe 2 gota për burrat (një gotë verë konsiderohet e barabartë me një kanaçe birre, një gotë e vogël raki, dhe në përgjithësi 12 gramë alkool të pastër).

Hulumtimi i fundit në këtë fushë (i përmendur edhe nga Viola) u botua në revistën “NatureCommunications nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA. Studimi u krye duke përdorur të dhënat e Biobank në Britaninë e Madhe  përmban një mori informacionesh mbi shëndetin e qindra mijëra qytetarëve britanikë, e krijuar enkas për të kryer studime mbi marrëdhëniet midis stilit të jetesës dhe sëmundjeve.

Studiuesit analizuan më shumë se 36.000 skanime të trurit të njerëzve të moshës së mesme, konsumi mesatar ditor i alkoolit të  cilëve dihej me saktësi. Ata vlerësuan efektet që ka alkooli në vëllimin e trurit dhe mikrostrukturën e tijlëndën e bardhë (lënda e trurit e përbërë nga tufa aksionesh, e cila luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e performancës sonë njohëse).

Duke analizuar të dhënat që kishin në dispozicion, studiuesit llogaritën më pas ndikimin qëka konsumimi i alkoolit në vëllimin dhe morfologjinë e trurit (karakteristika që lidhen me shëndetin e trurit), duke përdorur si referencë atë që dikush do të priste të gjente bazuar në parametrat e tjerë të njohur të pjesëmarrësve.

Dhe zbuluan prova të dëmtimeve jo vetëm te ata që pinë shumë, por edhe tek të ashtuquajturit konsumatorë të moderuar, të cilët konsumojnë një ose dy gota alkool në ditë, dhe për të cilët më parë nuk kishte rezultate të qarta. Po sserioze janë dëmet e vërejtura?

Krahasuar me trurin e një njeriu që nuk pi fare alkool, ata që konsumojnë një gotë verë në ditë, kanë një tru 6 muaj më të moshuar. Konsumi ditor i 1-2 gotave në ditë modifikon morfologjinë e trurit sikur të jetë plakur me 2 vjet. Katër gota në ditë e bëjnë konsumatorin nëfjalë të ketë një tru 10 vjet më të moshuar se ai që nuk pi fare alkool.

Duke marrë parasysh moshën mesatare të pjesëmarrësve, pirja e 2 gotave alkool në ditë deri në moshën 60 vjeçare, trurmund te plaket si ai i një 62-vjeçari. Ndërsa me 4 gota në ditëose gjysmë litri, truri i tij do të jetë ai i një 70 vjeçari. Një aspekt tjetër i rëndësishëm kurflitet për rreziqet e konsumimit të sasive të moderuara të alkoolit është ai i kancerit.

Alkooli etilik është një substancë irrituese, dhe konsumi i tij i rregullt mund të rrisë drejtpërdrejt rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të neoplazmave:tumoreve të gojës, zgavrësdhe buzëve, tumoret orofaringeale në përgjithësi, kanceri i ezofagut dhe faringut, kanceri kolorektal, kanceri i mëlçisë dhe ai i gjirit.

Së fundmi, OBSH-ja ka lëshuar një deklaratë në këtë drejtim, duke kujtuar se studimet e deritanishme nuk lejojnë llogaritjen e një pragu sigurie për konsumimin e alkoolit:çdo gotëe rrit sado pak rrezikun e zhvillimit të kancerit, dhe gjasat rriten me rritjen e vëllimit të alkoolit që konsumohet.

Në këtë drejtim, një studim i vitit 2020 llogariti se sa kancere shkaktohen në Evropë çdo vit nga konsumimi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit (i përcaktuar si më pak se 20 gram alkool i pastër, pak më pak se dy gota verë). Llogaritjet i referohen vitit 2017 dhe flasin për 23.000 tumore të shkaktuara drejtpërdrejt nga konsumimi i lehtë ose i moderuar i alkoolit.

Në total në Evropë gjatë vitit 2017 ka pasur 3.723.600 raste me kancerNga këto 988.500 ishin kancere për të cilat alkooli është një faktor rreziku i njohur. 172 mijë tumore që i atribuohen konsumimit të alkoolit në përgjithësi dhe 23 mijë raste konsumit të lehtë dhe të moderuar. / Wired – Bota.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Tjera

MË PAKË BORË KËTË DIMËR/ Ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë!

Published

on

Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në  Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale.

Ndikimi i efektit serë mbi klimën sa vjen e bëhet më i prekshëm, e temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta sa për të shkrirë borën. Në shumë shtete, në vend të saj, po bie shi. Pasojat e kësaj situate shkojnë përtej sporteve dimërore, thotë ekspertët, duke dëmtuar si biodiversitetin, ashtu edhe furnizimin me ujë. “Bora luan një rol të rëndësishëm në ciklin e ujit,” shprehet Daniel Farinotti, një glaciolog nga universiteti ETH Zyrih dhe Instituti Federal Zviceran për Kërkimin e Pyjeve, Borës dhe Peizazhit.

“Bora ruan ujin për një kohë të caktuar. Uji i gjendur në borë nuk rrjedh menjëherë, por në verë dhe pranverë,” sqaron ai. Vetëm kur bora shkrihet, uji lëshohet gradualisht nëpër liqenet, lumenjtë dhe ujërat nëntokësore përreth.

Bora vepron si një lloj pajisje ruajtëse dhe kur ka më pak ose aspak borë, e gjithë ndikon në sasinë e ujit gjatë vitit. Lumenjtë e ushqyer pjesërisht nga shkrirja e borës gjithashtu përfundojnë me nivele më të ulëta uji. Kjo përfshin edhe lumin e Rinit, një nga rrugët ujore më të rëndësishme të Europës, për të cilin rezervat e ujit të shkrirë janë thelbësore për t’i kaluar muajt më të thatë të verës dhe të vjeshtës.

“Sasia e pakët e borës mund të përkeqësojë nivelet e ujit në Rin nga Bazeli në Detin e Veriut”, tregon një studim i Komisionit Ndërkombëtar për Hidrologjinë e Basenit të Rinit, sipas të cilit, reshjet e shiut nuk do të jenë në gjendje të kompensojnë mungesën e ujit të shkrirë.

Continue Reading

Te Tjera

Të mirat e konsumimit të “makiatos” që nuk i dinim

Published

on

Kafeja me qumësht ose makiato, sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës, është shumë e dobishme për organizmin e njeriut.

Kjo pije përmban proteina dhe antioksidantë, një kombinim që rrit vetitë antiinflamatore në qelizat imune të trupit të njeriut.

Inflamacioni është përgjigjja fizike që trupi jep kur vendos qelizat e bardha të gjakut dhe lloje të tjera kimikatesh për t’u mbrojtur nga bakteret, viruset ose substanca të tjera të huaja.

Antioksidantët, nga ana e tyre, ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që shkakton inflamacion në trup. Këta antioksidantë, të quajtur edhe polifenole, janë të pranishëm te njerëzit, si dhe te frutat e perimet. Dhe, pavarësisht përfitimeve të tyre, ato janë studiuar pak.

Sidomos, kur bëhet fjalë për të ditur se si reagojnë ndaj proteinave që gjenden në ushqime të tjera.

Këtu është fokusuar studimi danez, i publikuar, këtë të hënë, në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”. Aty është studiuar efekti inflamator i prodhuar nga kombinimi i polifenoleve dhe proteinave.

Studiuesit kanë treguar se “kur një polifenol reagon me një aminoacid, efekti i tij frenues i inflamacionit në qelizat imune rritet”, tha shkencëtarja kryesore Marianne Nissen Lund.

“Prandaj, është e qartë se kjo përzierje mund të ketë një efekt të dobishëm në inflamacionin te njerëzit”, shtoi ajo.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë shkaktuar inflamacion artificial në qelizat imune. Dhe më pas, disa prej tyre, kanë marrë doza të ndryshme të polifenoleve që kishin reaguar me një aminoacid.

Për një grup tjetër kanë zgjedhur të përdorin vetëm polifenole dhe së fundmi grupit të kontrollit nuk i është dhënë asnjë lloj doze. Rezultatet kanë treguar se qelizat e grupit të parë kanë rezultuar të jenë dy herë më efektive kundër inflamacionit se ato të të dytit.

Deri më tani, studimet kanë treguar se këto molekula ngjiten me proteinat në produktet e mishit, qumështin dhe birrën. Dhe, për këtë studim, ata kanë dashur të hetojnë nëse e njëjta gjë ndodh kur përzihet qumështi me kafenë, i cili përmban një sasi të madhe polifenolesh.

“Rezultati ynë tregon se reagimi midis polifenoleve dhe proteinave ndodh edhe në makiaton që kemi studiuar”, tha Marianne Nissen Lund. Për më tepër, “reagimi ndodh aq shpejt sa ka qenë e vështirë për ta shmangur atë në ndonjë nga ushqimet që kemi studiuar deri më tani”.

Continue Reading

Të ndryshme