Connect with us

Aktivitete

Ditë Zie/Bashkia Elbasan fton qytetarët në sheshin Gensher

Published

on

Sot, ditë zie për viktimat e tragjedisë si pasojë e tërmetit në kufirin turko – sirian
Dita e sotme, është shpallur nga qeveria shqiptare, ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.
Bashkia Elbasan, ka ulur flamurin në gjysmë shtize, në shenjë zie për humbjen e jetëve të mijërave njerëzve në shtetin turk.
Ndaj, në këtë ditë zie, Bashkia Elbasan, fton të gjithë qytetarët që në orën 18.00 të mblidhemi të gjithë së bashku dhe të ndezim një qiri në shenjë dhimbjeje njerëzore për të gjithë jetët e humbura!.
Shqipëria i është bashkuar që në orët e para dhimbjes që ka shkaktuar tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ndërsa ka dërguar edhe një numër të konsiderueshëm forcash të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktivitete

Takimi me të rinjtë në Shushicë/ Gjiknuri :Elbasani nuk ka kohë për eksperimente

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri i ftoi ata të bëhen pjesë aktive e familjes socialiste për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet për mirëadministrimin e qytetit të tyre.Ai nënvizoi se me Gledian Llatjen në krye të punëve të bashkisë dhe mbështetjen e qeverisë përmes projekteve të mëdha, sikurse janë Automotoparku, Bypass-i dhe Korridori 8-të, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë.Numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani nuk ka kohë për eksperimente. Ai shtoi se PS e ka nisur “trenin” e zhvillimit të qytetit përmes punëve transformuese.

Teksa i konsideroi të rinjtë si pjesa më vitale dhe tepër e rëndësishme për Partinë Socialiste, Gjiknuri tha se e majta e ka treguar mbështetjen ndaj tyre përmes përfaqësimit të të rinjve në këshillat bashkiak.

Continue Reading

Aktivitete

Auto Moto Park/Llatja:Për Elbasanin ditë historike

Published

on

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja mori pjesë në prezantimin e projekteve prej kompanive të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë, duke deklaruar se ” sot është dita ime më emocionuese në 4 vitet si kryetar i bashkisë Elbasan”. Duke falenderuar në vecanti Blendi Gonxhen dhe stafin e tij duke thênë ” gjatë gjithë kësaj kohe që kemi bashkëpunuar së bashku keni qenë ai motorri shtytës i madh, dhe.falë mbështetjes , vizionit të kryeministrit kanë ecur të gjitha gjêrat mbarë dhe me shpejtësi. Falë mbështetjes dhe të zv.kryeministres, Ministres së Infrastrukturës kemi bërë të mundur të gjithë këtë gjë të madhe për Elbasanin. Sot në fakt për ne në Elbasan është një ditë e madhe, është një ditë e kthesës ekonomike të qytetit. Ky është projekti më i madh që ne kemi që mbas ndërtimit të zonës induatriale në Elbasan. Eshte një projekt që na ndryshon totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe na jep një zhvillim të madh për qytetin, pëe bashkinë, por jam i bindur edhe për të gjithë shqipërinë. Eshtë një vizion mahnitës që ne sot po e prekim dhe po e bëjmë realitet. Një falenderim për të gjithë arkitektët, inxhinierët, projektuesit,që dhanë kaq shumë ide për këtê zhvillim që ne do të bëjmë në Elbasan, dhe ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi ynë më mbrapa që mos ta lemë vetëm tek infrastruktura e ” Auto Moto Parkut” tek kompleksi i Auto Moto Parkut por ta zhvillojmë në të gjithë Elbasanin. Dhe kjo është sfida jonë në të ardhmen, sfida jonë e përbashkët. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për atë që po bëjmë për Elbasanin”, perfundoi z. Gledian Llatja.

Continue Reading

Të ndryshme