Nga Franko Kushta
Ilir Meta (ish-kryetari LSI) sot kryetari i Partisë së Lirisë, nuk ka arritur të mbledhë dot në Elbasan as 10 mbështetës të tij. Kjo për faktin sepse dega e asaj partie në Elbasan, as nuk ekziston, dhe as ka gjasa të ngrihet. Besimi tek ish-LSI-ja, dhe sot tek PL e Metës, pothuajse ka rënë në pikën Zero. Elbasani ka votuar dhe premton të votojë majtas. Ashtu si Partia Demokratike, edhe Partia e Lirisë, mbeten forca të dobësuara politike në qarkun e Elbasanit. Shkrirja e ish-LSI-së, nuk i ka dhënë më shansin Ilir Metës të ringrejë degën e Partisë së Lirisë. Edhe ata që deri dje, mbështetnin ish-LSI-në, kaluan tek Partia Socialiste. Humbja e besimit dhe kredibilitetit tek Monika, duket se ka ndjekur pas edhe Ilirn në qarkun më të madh të vendit. Zgjedhjet e fundit , por veçanarisht ato të 14 Majit 2023, do të tregojnë katastrofën në të cilën është katandisur “koalicioni” opozitarist, veçanarisht ai mes Berishës dhe Metës në Elbasan, dhe jo vetëm. Partia Socialiste dhe Gledian Llatja, do ti tregojë opozitës së shkërrmoqur se, fitorja i takon atyre që premtojnë dhe mbajnë premtimet, se fitorja i takon atyre që nuk mashtrojnë për tu pasuruar por punojnë dhe tregojnë kujdes maksimal ndaj qytetit dhe qytetarit. Përjashtim natyrisht nuk mund të bëjë edhe Partia e Lirisë në humbjen drastike të aleancave opozitariste. Aleanca mes Metës dhe Berishës, natyrisht mbetet alenacë interesash dhe aspak me synim për të përmirësuar “gjendjen e popullit”. Mashtrimet dhe gjithçka premtojnë Berisha dhe Meta nga Tirana, Elbasani, Korça e gjetkë, janë fllucka sapuni që nuk i mashtrojnë më qytetarët. Nuk mund të mbledhësh “mbështetës” nga PD e Elbasanit, për të mbushur sallat e vogla të mbledhje, ashtu siç bëri Meta në atë qytet. Elbasani, e ka thënë fjalën e tij, e ka dhënë premtimin e tij, “Votat për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj”. Elbasani ka ndryshuar, në Elbasan është ndërtuar dhe investuar, ndaj as Meta dhe Berisha nuk mund të mbajnë shpresa se mund të marrin vota edhe në 14 Maj.