Connect with us

Cfare ndodh?

Gledian Llatja: Gjinari, perlë jo vetëm e turizmit, por edhe e burimeve natyrore

Published

on

Gledian Llatja: Gjinari, perlë jo vetëm e turizmit, por edhe e burimeve natyrore

– Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në Gjinar

Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e plotë të rrjetit ujësjellës në Gjinar që u vjen në ndihmë banorëve të zonës, një kërkesë e kahershme e tyre e cila po bëhet realitet falë vëmendjes së treguar nga bashkia. Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në Gjinar, pjesë e projektit të madh të qeverisë për rivitalizimin e 100 Fshatrave. Duke e cilësuar këtë investim si një nga më të mirat që po relaizohen në territorin e bashkisë së Elbasanit, kryebashkiaku Llatja pohoi se “ edh eky investim do të ofrojë më shumë turistë në Gjinar, pasi është një nga investimet e mira. Është një projekt i madh për Gjinarin. Përveç bukurive natyrore, këtu ka pasur edhe problematika infrastrukturore, uji i pijshëm, sheshi i Gjinarit dhe rruga që e lidh me Elbasanin. Po ecim shumë mirë për të siguruar ujë 24 orë për Gjinarin dhe për turistët”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Elbasanit.
Ky investim do të shërbejë për përmisimin e shërbimit në gjithë fshatin Gjinar Qendër, rivitalizimin e qendrës, nga e cili perfitojne rreth 450 banorë resident si dhe shumë turistë që do të gjejnë një infrastrukturë shumë të mirë.
Edhe ky investim në Gjinar do të rrisë interesin për hoteleri, dhe për bujtina. Me transformimin e qendrës së fshatit interesi do jetë shumë më i lartë. Njëkohësisht në Gjinar, po relaziohen edhe shtigjet për “Haiking” bashkë me tabelat orientuese.
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka pohuar se “ në Gjianr shumë shpejt do të nisë edhe zbatimi i projektit tjetër për qëndrën e fshatit. “Shumë shpejt shpresoj të fillojmë dhe projektin tjetër për qendrën e fshatit. Kemi nisur një program që po hyn në shumë lagje me asfaltime, sistemime, por asnjëherë nuk e kemi lënë mënjëanë edhe interesin për zonat rurale. Kështu që këto programe do të vazhdojnë, sigurisht me mbështetjen e qeverisë shqiptare”.
Në Gjinar, ndodhet edhe fabrika e ujit “ Bukaniku”, ku prodhohet uji i pijshëm me një cilësi të lartë për konsumatorët, tregu it ë cilit është përhapur në të gjithë vendin. Gkatë vizitës në këtë fabrikë, kryetari i bashkisë pohoi se “ në Gjinar prodhohet uji me një cilësi shumë të mirë për konsumatorët dhe jemi pranë një fabrike totalisht të rinovuar për përpunimin dhe ambalazhimin si dhe cilësinë. Është shumë e rëndësishme që përveç ujit të mirë, të sigurohemi edhe për cilësinë e ambalazhimit. Është një nisme e re e zhvilluar vetëm para 4 vitesh dhe ne kemi patur kontakte të vazhdueshme me bizneset për të diskutiar për problematikat që mund të hasin përsa u përket lejeve dhe licensave, lejet e ndërtimit dhe jemi përpjekur të jemi pranë bizneseve për ti ndihmuar ata” u shpreh ndër të tjera Llatja. Ndërsa e vurit theksin tek interesi i bahskisë për prodhimin vendas, duke garantuar çdo favor ligjor ndaj bizneseve që investojnë në Bashkinë Elbasan.
Uji “Bukaniku” kërkohet nga çdo njësi tregimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Me teknologjitë me efikase në fushën e ambalazhimit, fabrika ka bërë të mundur të sjellë pranë konsumatorit cilësi, pastërti dhe siguri.

Cfare ndodh?

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shumëkërkuarit

Published

on

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. Mbrëmjen e sotme, RENEA ka nisur kontrollet për persona që janë të shpallur në kërkim nga operacioni “Plumbi i Artë” e që mendohet se fshihen në zonën e Elbasanit. Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse është kapur personi ose personat që kërkohen

Continue Reading

Cfare ndodh?

Vrasja e qenve, Bashkia Elbasan: Video e vjetër dhe ricikluar që tregon mjerimin e “foltores”

Published

on

Të dëshpëruar në mungesën totale të alternativës për qytetarët, mëkëmbësit e “foltores” së Elbasanit kanë zgjedhur të zhyten me kokë e këmbë në arkiva interneti për të ricikluar video të publikuara më parë gjoja denoncuese ndaj Bashkisë për vrasje të qenve. Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve. Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. Siç kanë ricikluar ofertën politike janë të gatshëm të riciklojnë çdo akuzë qesharake.

Continue Reading

Cfare ndodh?

Gledian Llatja merr mbështetje në Bruksel

Published

on

Elbasani do të jetë qendra e Rajonit për zhvillimin e një mjedisi të qendrueshëm si pjesë e “EU CITIES MISSION”

 

Gjatë një vizite në Bruksel, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka takuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, Patrick Child. Pas një bashkëbisedimi miqësor mes tyre, në fokus të bisedës ka qenë misioni i BE tek 100 qytetet klimatike ku bën pjesë edhe Elbasani. Pas këtij takimi Z. Llatja shprehu vlerësimin e tij, duke deklaruar ” shumë i lumtur të takoja sot Patrick Child, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, i cili shprehu vlerësimet e tij për gjithë punën dhe përkushtimin që Bashkia e Elbasanit po bën si pjesë e “EU Cities Mission” Team, ku roli i qytetit të Elbasanit është një rol kyç për Rajonin dhe mundësinë e zhvillimit të një konference së shpejti me të gjithë bashkitë pjesë të misionit në Elbasan”.

Continue Reading

Të ndryshme