Connect with us

Pak Histori

Historiku i Skampinit, Elbasani sot

Published

on

Historia e qytetit të Elbasani, e ka zanafillën në shekullin e II pas Krishtit. Në atë kohë kjo qendër antike  e ka nisur jetën e saj si një pikë e itinerarit të “Via Egnatias” dhe në shumë dokumente historike përmendet me emrin “Skampin”. Ekzistenca e “Skampin”-it si qendër është shumë e lidhur me  Via Egnatia. Skampin-i ka qenë në kryqëzimin e arterieve që lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin. Duke patur një pozitë të favorshme gjeografike, shpejt u kthye në stacion kryesor të Rrugës Egnatia dhe përmendet si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Kalaja e qytetit, me të cilën personifikohet Skampin-i,  datohet e ndërtuar në fund të shekullit të III-të e fillimit të shekullit të IV (vitet 284 ÷ 305) të Erës Sonë, në kohën e sundimit të perandorit Dioklician. Ajo është e ndërtuar tërësisht sipas teknikës Romane,  në formë të një katërkëndëshi me dimension 308 x 348 m me trashësi muri në nivelin e poshtëm 3 metra. Nga jashtë rrethohej me një hendek me gjerësi 11 metra. Via Egnatia kalon përmes kësaj kalaje, dhe mendohet se ky ndërtim është bërë si fillim për strehimin e një legjioni, i cili duhet të siguronte lëvizjen në rrugën Egnatia. Ky fakt vërtetohet me ekzistencën e një guri mortor i legjionarit Mark Sabidi i gjetur në vitin 1922, në të cilin pasi flitet për jetën e tij përmendet dhe emri “Skampin”-i. Guri i takon shekullit të II pas Krishtit.

 Zbulime bashkëkohore që i takojnë shekullit  V – VI

Nga të dhënat historike tregohet se ” SKAMPINI” gjatë shekullit të V-të kishte një zhvillim në të gjithë fushat. Mbështetur në disa dokumente të arkivit të Muzeut të qytetit që bënin fjalë për ekzistencën e një mozaiku në afërsi të rrapit , gjatë vitit 2007-2008 me iniciativën e Bashkisë Elbasan në vendin e quajtur Bezistani, u kryen gërmime në sipërfaqe relativisht të kufizuar. Gërmimet në thellësi afro 2m nxorën në dritë një bazilikë, e cila nga vlerat është e veçantë në llojin e vet për mozaikun, i cili me koloritin e tij e dallon nga të tjerët. Interesante në këtë zbulim është gjetja e një afresku të veçantë jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë Europën që ka paraqitur interes për shumë vizitorë brenda dhe jashtë vendit.  “Via Egnatia”, rrugë që është vazhdimi i Via -Appias fillon nga Roma antike deri në Brindisi. Në vendin tonë kjo rrugë fillon me dy degëzime (respektivisht në Apolonia dhe Dyrrahu), të cilat bashkohen me “Skampis” në bregun e majtë të  përroit të Zaranikës. Më tutje ajo vazhdon në jug-lindje pikërisht në veri të Ohrit dhe ka gjurmë të plota deri në Selanik e më tutje Turqi. Kjo rrugë mendohet se është ndërtuar midis viteve 146  dhe 120 p.e.s.

 Ura e rrugës “Egnatia”

Kjo bazilikë i takon shek të V – VI  pas Krishtit. Punimet kërkuese arkeologjike në këtë objekt vazhdojnë edhe sot. Gjatë periudhës së dyndjeve barbare të shekullit të VI e të VII dhe të migrimit Sllavo –Bullgar,  rruga Egnatia u bllokua,  dhe qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij. Në shekullin e XIV, ndërtohet nga Karl Topija manastiri i Shën- Gjon -Vladimirit, i cili për afro 700 vjet shërbeu jo vetëm si qendër kishtare por ka pasur dhe një ndikim të madh në jetën kulturore e arsimore të Elbasanit.

 Periudha Otomane

Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë detyra e osmanlinjve ishte myslimanizmi i popullsisë, e cila për gati dy shekuj arriti  që 80% të popullsisë së qytetit ta kthente në këtë fe. I rëndësishëm është fakti që ata lejuan dhe ekzistencën e ortodoksisë, për të cilat duhet thënë që të dyja fetë kanë bashkëjetuar dhe respektuar reciprokisht njëra tjetrën si në asnjë vend tjetër. Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës  Sulltan Mehmeti II, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër dhe në vitin 1466 qyteti mori emrin Elbasan (El– Basan), që e mban edhe sot. Në këtë periudhë qyteti u bë një nga qendrat më të rëndësishme administrative të Shqipërisë Qendrore. Qyteti shpejt u zhvillua si qendër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së Mesme. Zejtaria dhe tregëtia mori përsëri një zhvillim të dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimet në tërë zonën përreth. Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës ( Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant, ku spikat me forcë të veçantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Shën Vlashit të mesit të shekullit të XVI-të.

 Zhvillimi i qytetit

Zhvillim të vrullshëm qyteti i Elbasanit mori në shek XVII – XIX me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejave në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “ Kodiku i Esnafëve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit në Ballkan. Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII  Elbasani kishte 2000 shtëpi e 900 dyqane. Në këto dyqane artizanale punoheshin lëkura të ndryshme , realizoheshin  prodhime leshi , mëndafshi etj.Të veçanta kanë qenë dyqanet që realizonin  prodhime me metale me ngjyra sidomos ato të arit dhe të argjendit.  Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, respektivisht në Paris 1866 dhe në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve artizanal të saj ekspozoi dhe shumë materiale të marra nga Shqipëria, si Shkodra, Prizreni e veçanërisht Elbasani. Në këtë kohë Elbasani shquhet dhe si qendër e  fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet  që bënë Bugomili  (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri  e të tjerë  për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip.

 Aqif Pashë Elbasani-Rilindja Kombëtare

Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i “Abetares shqipe”, “fjalorit Gegërisht dhe Toskërisht ” , i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes së Kushtetutës Xhonturke, më datë 25 Korrik  1908 u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore  konsideronin  përhapjen  e gjuhës dhe shkrimit shqip. Më 2- 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit , i cili ndër vendimet më kryesore që mori ka qenë hapja e Shkollës Normale, e cila u realizua më 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë “Përparimi” e cila do të mbështesë financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit Kombëtar Shqiptar. Ajo organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe inauguroi “Obeliskun e Edukimit” si objekt i përjetësimit të kësaj ngjarje. Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, pjesëmarrjen në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921- 1924  dhe në luftën e Dytë Botërore. Figura të shumta kanë dalë nga ky qytet në shekullin e XX-të, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm në fushën e arsimit por edhe në shumë fusha të tjera të shkencës e teknikës, si të tillë mund të përmendim akademiket Aleks Buda, Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi, Teki  Biçoku, Petrit Gaçe, Ylli Popa, Kol Popa, Frederik Paparisto etj. Emrat e këtyre elbasanasve janë nderi jo vetëm për qytetin por dhe për gjithë Shqipërinë. Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: Fabrika e Alkoolit, Duhan Cigareve, Vaj Sapunit  etj duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të Bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit. Po në këtë kohë mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: Fabrika e Alkoolit, Duhan Cigareve, Vaj Sapunit etj., duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve  të Bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.

 Teatrit “Skampa”

Është i ndërtuar në vitin 1938 dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e  këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për përmirësimin e fonie, ndriçimit dhe ngrohje-ventilimit.

 Muzeu “Aleksandër Xhuvani”,

Ai gjendet në pjesën veriore të kalasë së Elbasanit, në shtëpinë ku lindi dhe u rrit prof. Aleksandër Xhuvani i cili ka një veprimtari te dendur politike, arsimore, kulturore dhe gjuhësore, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të etapës së fundit të epokës së rilindjes kombëtare shqiptare.

 Muzeu i Shkollës Normale

Është ndër institucionet më te rëndësishme të historisë së arsimit kombëtar shqiptar. Ky muze është ndërtuar në ambientet e shkollës se mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” Elbasan. Muzeu është i pasur me regjistra, dokumente, fotografi, kujtime të cilat bëjnë fjalë për momentet më të rëndësishme të jetës së kësaj kryeqendre arsimore.

Pallati i Sportit është ndërtuar ne vitin 1982. Në këtë pallat zhvillojnë takimet e tyre ekipet e lojërave me dorë të Sport Klub Elbasanit, ekipit të Peshëngritjes, mundjes, etj.. Përveç këtyre aktiviteteve në sallën kryesore të Pallatit të Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij është 2.200 vende. Pallati është i pajisur me të gjithë infrastrukturën për zhvillimin normal të aktiviteteve sportive. Në katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndërsa në katet e dyta zyrat për administratën dhe trajnerët. Ky pallat ka nevojë për riparime në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, duhen vënë tabelat elektronike dhe ato të lojës, si dhe impiant elektrik që shërben për ndriçimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu, ka nevojë për pajisjen me karrige për spektatorët.

Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”.

Është ndërtuar në vitin 1967. Në këtë stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit të (Labinotit) Elbasanit. Stadiumi ndodhet në ekstremin lindor të Bulevardit “Qemal Stafa”. Kapaciteti i stadiumit është 12.000 vende. Stadiumi është i pajisur me dushe, ambiente për zyra të administratës, salla forcë, etj.. Ambientet e brendshme janë në gjendje shumë të mirë pasi u restauruan në muajin gusht 2003. Ambientet e tjera të jashtme kanë nevojë për plotësimin me karrige e tualetet, tabela elektronike dhe rikonstruksionin e fushës.

Biblioteka  Publike “Qemal Boholli”.

Biblioteka publike është objekt i rrallë  dhe arkitekturë mahnitëse, vepër bamirësie e Nazif Bohollit, e ndërtuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorëzua Bashkisë së Elbasanit  si institucion publik. Kjo bibliotekë ka një fond librash prej 200000 mijë vëllimesh, prej të cilëve rreth 160000 janë botime shqip,  mbi 20000 në gjuhë të huaj,  dhe 12000 koleksione periodiku. Që nga viti i ndërtimit ajo është konstruktuar disa herë dhe në vitin 2004  ka pësuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitekturës. Nisur nga kapaciteti i madh i librave që gjenden në ‘të, si dhe nga numri i madh i lexuesve  në qytet  duhet të shikohet mundësia për ngritjen e një biblioteke të re.

Pak Histori

Këpucari i fundit në Elbasan. Pasion kishte futbollin, por prej 50 vitesh…

Published

on

Dikur kishte pasion futbollin, por mundësitë për të ndjekur endrrën ishin të pakta. I detyruar edhe nga sistemi i kohës edhe nga pamundësia ekonomike, Muhamet Kacollja zgjodhi profesionin e këpucarit. Prej 50 vitesh ai ushtron këtë profesion në punishten e tij të vogël në qytetin e Elbasanit.

“Po bëj 5 vite që e kam filluar kjëtë zanat që nga viti 1972 dhe gjatë gjithë kësaj kohë kam punuar në riparim, pas asaj mbarova shkollën e mesme dhe kam filluar në kurs porosie, nga aty ika në kurs specializimi 9-mujor. Pastaj ika te kafe Flora në kurs për modelist dhe kam punuar te porosia deri në vitin 1991. Pas ’91 kemi dalë privat, ishim një grup këtu, tani jam vetëm”, tha për Euronews Albania, këpucari Muhamet Kacollja.

 

 

Zanati që ai zgjodhi, në ditët e sotme nuk preferohet më. Për Muhametin është e dhimbshme kur mendon se këtë profesion nuk mund t’ja trashëgojë brezave.

 

 

“Po dua të ketë, ose kurse dhe specializime. Se përveç zanatit që mund të provojnë kështu në dyqane, do kenë edhe fabrikat nevojë që mund të hapet një fabikë këpucësh që duhet të mësojë diçka edhe ai. Është e vështirë sepse edhe të rinjtë tani nuk kanë më kërkesa me këtë lloj zanati”, tha Muhamet Kacollja.

Përpos rregullimit të këpucëve, dikur bënte edhe këpucë të reja, por me rënien e kërkesës, Muhameti e ndërpreu prodhimin.

“Kur kemi ardhur në fillim këtu bënim këpucë të reja, bënim edh epër të shitur edhe me porosi. Tani nuk ka kërkesa, çmimet që të bësh një palë me porosai janë rritur edhe kur vjen vetëm një herë në vit me porosi, nuk ka leverdi. Kur dolëm këtu ne ishin 2500, 3000 lekë një palë këpucë të mira tani janë 7000”, tha këpucari.

Muhametin e gjejmë edhe sot në karrigen e tij, të ulur pranë veglave të punës që ka pasur që prej fillimit të profesionit. Pa përtesë vazhdon të presi porosi dhe të plotësojë kërkesat e klientëve./Euronews

Continue Reading

Pak Histori

Elbasani, qyteti që mban gjallë traditën

Published

on

Nga ARTUR AJAZI

Qarku i Elbasanit, i ndarë në 7 zona etnografike, ka një gurrë të pashtershme folklorike. Elbasani, mbetet “burim i pashterrueshëm” këngësh, vallesh, sazesh, fyejsh, dhe dhjetra veglash të tjera muzikore, mbetet zona e vetme në Shqipërinë e Mesme, që ka nxjerrë Usta Isuf Myzyrin, Mustafa Bodinin, dhe dhjetra emra të tjerë që kanë mbajtur gjallë muzikën dhe vallet e vjetra shekullore qytetare dhe popullore. Numurohen mbi 2400 tekste këngësh që datojnë mbi 300 vjet më parë, të shkruara dhe kënduara, mbi 270 koreografi vallesh që janë më të vjetra se Kalaja e Elbasanit, dhe qindra emra solistësh popullorë të çdo fshati, krahine dhe qyteti që përfshihet gjeografikisht në atë qark. Elbasani mbetet qarku më i vlerësuar në çdo Festival Folklorik që mbahet tradicionalisht në Gjirokastër. Çmime të para , të dyta, medalje ari për emrat e njohur dhe kompozitorët e këngëve qytetare dhe jo vetëm, janë marrë ndër vite nga Grupi Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Elbasanit. Edhe sot, emra të tillë si vëllezërit Zena, apo dirigjenti i apasionuar dhe ndër më të njohurit e muzikës shqiptare si Blerim Narazani dhe Sulejman Balza, Mjeshtri i Madh Sopot Serica apo Edmond Rrapi dhe Krenar Korça, grupi i mrekullueshëm i valleve popullore dhe interpretuesit e këngës popullore, po mbajnë gjallë frymën e muzikës së trevave. Asgjë nuk duhet lënë në harresë-thotë Narzani. Elbasani ka fatin e madh të ketë plot 7 zona etnografike, me një ansambël këngësh dhe vallesh të hershme që këndohen dhe luhen nga solistët dhe emrat e njohur të muzikës popullore. Në Elbasan, atje ku mbahet gjallë tradita e sazeve, fyejve, këngëve dhe valleve popullore, riteve dhe zakoneve të hershme, rritet dhe kultivohet vazhdimisht nga më të vjetrit dhe më të rinjtë, gurra e pashtershme popullore. Elbasani, mbetet ndër zonat e pasura me repertorin e bukur të këngëve të vjetra, valleve të bukura të luajtura nga burra dhe gra të fshtrave dhe qyteteve të atij qarku. Gramshi apo Librazhdi, Peqini apo Belëshi, Cerriku apo Shmili dhe Bradasheshi, kanë qenë dhe mbeten burime të pashterueshme të teksteve të këngëve popullore, dhe valleve shekullore. Mjeshtri i madh Sopot Serica, ndër emrat e njohur të muzikës popullore në Elbasan dhe jo vetëm, flet me dashuri të madhe për Grykën e Zaranikës, e cila ka brënda saj këngët dhe vallet e bukura popullore, duke mbetur “shtyllë” e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Elbasanit. vetë Elbasanit. Vetë banorët e atyre zonave, e kanë ruajtur të pastër këngën dhe vallen, nuk kanë prekur asgjë nga versioni origjinal, duke rritur kredibilitetin e interpretuesve të vjetër dhe të rinj. Komisioni i “Festivalit Folklorik 2023” të Gjirokastrës, po përcakton materialet e duhura muzikore dhe vallet që do të përfaqësojnë qarkun e Elbasanit atje. Rrahja e mendimeve, diskutimet, thithja e elementëve të rinj që do të interpretojnë me origjinalitet dhe finesë këngët dhe vallet e bukura popullore të trevave të Elbasanit, mbetet synimi kryesor, e pandarë kjo nga ambicja për të marrë sivjet Kupën e Festivalit, çmime të para dhe vlerësime maksimale nga juria dhe specialistët e folklorit.

Continue Reading

Pak Histori

Cili është arkitekti nga Elbasani që ideoi Xhaminë Blu para 500 vitesh ?

Published

on

Perandoria Osmane, e më pas Republika e Turqisë, ka pasur një traditë shumë të shquar në projektimin dhe ndërtimin e xhamive, mjaft prej të cilave përfaqësojnë vepra me vlerë arkitektonike origjinale.

Në vitin 2015, në territorin e Republikës së Turqisë, kishte 84684 xhami. Qyteti që ka më shumë xhami është Stambolli. Në vitin 2015 kishte 3190 xhami. Gjithashtu, Stambolli ka më shumë se çdo qytet tjetër në Turqi xhami të mëdha me vlera arkitektonike të veçanta që tërheqin më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj. Përgjatë periudhës osmane në Stamboll u rikonstruktuan dhe u përshtatën për xhami rreth 19 faltore të rëndësishme kryesisht të besimit ortodoks bizantin. Ndër to, me vlera më të spikatura arkitektonike ka qenë Kisha e Shën Sofisë, e cila në ditët tona funksionon pjesërisht si xhami dhe si muze.

Përgjatë periudhës osmane në Stamboll u ndërtuan shumë xhami, prej të cilave 40 u rekomandohen turistëve të shumtë që vizitojnë Stambollin si ndërtesa me vlera arkitekturore të veçanta origjinale.

Ndër to shquhet Xhamia Sulejmanie, e projektuar nga arkitekti i shquar Sinani (1489-1588) që ka qenë kryearkitekti më i shquar i Perandorisë Osmane. Kjo xhami ka 4 minare.

Xhamia Blu e projektuar prej arkitektit Mehmet Aga nga Elbasani, student i arkitekt Sinanit. Edhe kjo xhami ka 4 minare. Xhamia e Princit e projektuar nga arkitekt Sinani dhe xhamia e Bajazitit, Xhamia e Re e Nënës së Sulltanit, të cilat kishin secila nga 2 minare etj.

Shumica dërrmuese e xhamive të ndërtuara në Stamboll dhe në gjithë Perandorinë Osmane kishin një minare. Xhamitë me dy ose më shumë minaret, krahas vlerave fetare dhe arkitekturore përgjithësisht më të spikatura, kishin edhe një status simbolik të veçantë në hierarkinë fetare e zyrtare të Perandorisë Osmane.

Këto xhami ishin ndërtuar me financime të sulltanëve ose të familjarëve të afërt të tyre. Kësisoj, duke pasur më shumë se një minare, në hapësirat e Perandorisë Osmane, xhamitë e ndërtuara me financime të familjeve sulltanore identifikoheshin edhe nga larg.

Continue Reading

Të ndryshme