Connect with us

Cfare ndodh?

Kryebashkiaku Gledian Llatja vizitë në Ambasadën Italiane me ftesë të Ambasadorit

Published

on

Kryebashkiaku Gledian Llatja vizitë në Ambasadën Italiane me ftesë të Ambasadorit
Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, është pritur në një vizitë zyrtare në Ambasadën Italiane në Tiranë, me ftesë të shkëlqesisë së tij, Fabrizio Bucci, si edhe personaliteteve italiane të sportit të automobilëve.
Kryetari i Bashkisë Z. Llatja pohoi se “në fokus të bisedave tona ishte padyshim dhe Auto Moto Parku i Elbasanit, një vepër gjigande në ndërtim, e cila do të ndryshojë totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe do të na japë një zhvillim të madh për qytetin, për bashkinë, por edhe për të gjithë shqipërinë”.
Ky projekt është pritur mjaft mirë edhe nga ambasada italiane, ku marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë prej vitesh janë të qëndrueshme dhe të shpeshta.
Njëherazi kryebashkiaku Llatja, e ka njohur ambasadorin Italian edhe me resurset kulturore, historike, dhe trashëgiminë e lashtë kulturore që ka qyteti i Elbasanit, duke e falenderuar për mbështetjen që ky shtet ka dhënë në vendin tonë, ai i ka kërkuar ambasadorit Italian që të nxisë bizneset italiane që të vijnë dhe të shtrijnë aktivitetin e tyre në Elbasan edhe në vijim.
Shteti Italian mbështet zhvillimin social – ekonomik të vendit tonë në rrugën drejt integrimit të Bashkimit Europian, si edhe një ndër partenerët kryesor tregtar, dhe investues i rëndësishëm në shqipëri por edhe në Elbasan, si edhe një mikpritës i komunitetit shqiptar në Itali.

Cfare ndodh?

RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle për të shumëkërkuarit

Published

on

Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Elbasan. Mbrëmjen e sotme, RENEA ka nisur kontrollet për persona që janë të shpallur në kërkim nga operacioni “Plumbi i Artë” e që mendohet se fshihen në zonën e Elbasanit. Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të arrestuar ose të ndaluar nga kontrollet, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse është kapur personi ose personat që kërkohen

Continue Reading

Cfare ndodh?

Vrasja e qenve, Bashkia Elbasan: Video e vjetër dhe ricikluar që tregon mjerimin e “foltores”

Published

on

Të dëshpëruar në mungesën totale të alternativës për qytetarët, mëkëmbësit e “foltores” së Elbasanit kanë zgjedhur të zhyten me kokë e këmbë në arkiva interneti për të ricikluar video të publikuara më parë gjoja denoncuese ndaj Bashkisë për vrasje të qenve. Ka kohë tashmë që Bashkia e Elbasanit e adreson çështjen e qenve endacakë në zbatim të detyrimeve ligjore dhe në bashkëpunim e konsultim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve. Videot e ricikluara me koment alla-babale, me “njësite guerile” që helmojnë me porosi të kryetarit qentë natën tregojnë mjerimin e “foltores” së Elbasanit. Siç kanë ricikluar ofertën politike janë të gatshëm të riciklojnë çdo akuzë qesharake.

Continue Reading

Cfare ndodh?

Gledian Llatja merr mbështetje në Bruksel

Published

on

Elbasani do të jetë qendra e Rajonit për zhvillimin e një mjedisi të qendrueshëm si pjesë e “EU CITIES MISSION”

 

Gjatë një vizite në Bruksel, kryetari i bashkisë Z. Gledian Llatja ka takuar Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, Patrick Child. Pas një bashkëbisedimi miqësor mes tyre, në fokus të bisedës ka qenë misioni i BE tek 100 qytetet klimatike ku bën pjesë edhe Elbasani. Pas këtij takimi Z. Llatja shprehu vlerësimin e tij, duke deklaruar ” shumë i lumtur të takoja sot Patrick Child, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Mjedisin në Komisionin Europian, i cili shprehu vlerësimet e tij për gjithë punën dhe përkushtimin që Bashkia e Elbasanit po bën si pjesë e “EU Cities Mission” Team, ku roli i qytetit të Elbasanit është një rol kyç për Rajonin dhe mundësinë e zhvillimit të një konference së shpejti me të gjithë bashkitë pjesë të misionit në Elbasan”.

Continue Reading

Të ndryshme