Connect with us

Rinia Flet

Letër nga një mike

Published

on

Kjo nuk është letra e një shkrimtari apo gazetari profesionist. Rreshtat e mëposhtëm janë shkruar nga Debora, 17-vjeçarja që angazhohet me grupet rinore IMPACT .

Gjimnazistja është një prej të rinjve më të angazhuar në zonën e saj. Përgjatë viteve, me mbështetjen e World Vision, ajo është përfshirë në disa fushata e nisma komunitare me fokus, të drejtat e fëmijëve, dhuna, bullizmi dhe siguria online.

Sot, 17 vjeçarja ka zgjedhur t’iu drejtohet bashkëmoshatarëve të saj me një mesazh inkurajues dhe që i çon ata në vetëreflektim.

Debora shkruan se është e rëndësishme të dimë se askush nuk është perfekt, por të gjithë kemi cilësi dhe aftësi që na bëjnë unik dhe të pazëvendësueshëm. Thirrja e saj për të rinjtë, por edhe për secilin nga ne, është që të “zbulojmë” vetveten dhe të punojmë me të.

“T’i japësh kohë shpirtit tënd të gjejë vetveten është diçka e bukur. Ndaj, mos luftoni me mendimet tuaja, por gjeni kohë për të zbuluar ngjyrat e qenies tuaj,”- shkruan ndër të tjera 17-vjeçarja që prej tre vitesh është pjesë e blogut REPORTERI, një hapësirë ku të rinjtë mund të ngrenë zërin për çështjet që i shqetësojnë ata në kumunitetet ku jetojnë.

Shkrimi i plotë – Zbuloni ngjyrat tuaja

Nxitojmë të mbërrijmë në klasë, vrapojmë për në takime, rrisim gjithnjë ritmin. Vrulli na rrëmben dhe bëhemi pjesë e një vorbulle të dendur mendimesh, veprimesh dhe emocionesh. Dorë më dorë, nga njëra hapësirë në tjetrën, lëvizim në qytetin me drita. Zhurma bëhet shurdhuese, dritat nisin të të verbojnë, ndërsa adrenalina rritet gjithnjë.

Duam përgjigje, zgjidhje e arsyetime. ‘Gërmojmë’ pafundësisht në drejtim të tyre. Ditët kalojnë duke hulumtuar për misionin tonë. Netët ikin duke u zvarritur në mendimet e përgjumura. Por kjo nuk është dilema e vetme, 100 probleme të tjera e mundojnë atë. Po për kë po flasim? Sot po “marrim në pyetje” shpirtin e dlirë të një të riu; timin, tëndin, të tyrin. Po flas për ne, miqtë e mi, ne që sot “mbytemi” nga vetë qenia jonë.

Duam gjithnjë të kuptojmë kush jemi. E çuditshme apo jo? Unë e di se kush jam, të paktën shumicën e kohës. Ndonjëherë nuk e di, por mos u shqetësoni, kjo është normale. 

Ku dua të shkoj? Çfarë dua të bëj? Si do t’ia dal? Këto janë disa pyetje të tjera që na mundojnë. Po e shkruaj këtë letër për t’ju qetësuar sado pak, jo për t’iu dhënë ndonjë përgjigje. Përpëlitemi pafund për t’i kuptuar të gjitha, tani; për të vendosur, tani; për t’u dhënë drejtim gjërave pikërisht tani. Ndoshta nuk është vetëm faji ynë, e gjithë shoqëria i mëshon fort kësaj ideje.

 “Hë pra tani, për disa muaj do të shkosh në Universitet. Vendos se çfarë do,” – e dëgjojmë shpesh këtë shprehje, nga familjarë dhe miq.

Mosha delikate na ndrydh, na i përplas ëndrrat e shpresat. Është veç një cikël i përsëritur. Harrojmë se nevojitet një jetë e tërë për të njohur e kuptuar vetveten. Edhe ngjyra e preferuar ndryshon. Si mund të mos ndryshojnë aspiratat, qëllimet, njerëzit përreth nesh apo rrethanat? E vetmja gjë që mbetet konstante është ndryshimi dhe ndryshimi është i bukur. Pavendosmëria në një fazë të jetës është diçka e bukur. T’i japësh kohë shpirtit tënd të gjejë vetveten është gjithashtu diçka e bukur. Ndaj, mos luftoni me mendimet tuaja.

Ndonjëherë, problemi është vetem në mendjen tonë. Me shumë dashuri e përzemërsi ju ftoj të gjeni kohë për të zbuluar ngjyrat e qenies tuaj. Kaloni kohë me veten. Zbuloni dëshirat tuaja, pikat e forta dhe pikat e dobëta. Faleni veten. Mësoni ta doni në një mënyrë që askush nuk e bën dot. Unë po bëj të njëjtën gjë. Mos harroni; jini të sjellshëm me veten. Vetëm pasi njohim më mirë veten tonë, pikat e forta dhe pikat e dobëta, talentet dhe fushat ku kemi nevojë për tu përmirësuar, vetëm atëherë mund të ecim të sigurtë drejt të ardhmes. Njih vetveten dhe puno për të zhvilluar talentet tua. Kjo është receta.

Këto rreshta janë shkruar nga Debora menjëherë pas trajnimit “Guxo të zbulosh”, të zhvilluar me të rinjtë e grupeve IMPACT . Ky trajnim i aftëson ata të njohin më mirë veten e tyre, si dhe i nxit të zhvillojnë talentet dhe të bëjnë plane për të ardhmen.

World Vision punon me mbi 2700 të rinj në Shqipëri, duke i ndihmuar që të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën dhe të rriten si individë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rinia Flet

Migena Xhafa aktivistja që ndihmon fëmijët me nevoja speciale

Published

on

Nëse moshataret e saja i gjen shumicën nëpër rrjete sociale ku reklamojnë udhëtime e jetë luksoze e qejfe, ka edhe si personazhi ynë që falë Zotit mundet të jetojë si ato por ka zgjedhur diçka më humane. Quhet Migena Xhafa dhe ka lindur në Elbasan e është një studete e mjeksisë në Universitetin Oberlinhaus në Gjermani dhe që lumturon fëmijë me nevoja speciale. Gjithmonë ka qenë aty ku është ka qenë fjala për vullnetarizëm dhe për të ndihmuar sado pak, për te gezimi dhe buzëqeshja e dikujt e shkaktuar nga ajo i jep motivim për të ecur me para. Ajo e ka shumë pasion degën që ka zgjedhur të studioje dhe të ndihmojë të tjerët për këtë është bashkur një nisme që nisi shumë rastësisht nga dashuria që ajo ka për femijët dhe të ndihmojë të tjerët, ajo ka treguar se çdo gjë ka filluar shumë rastësisht me një grup prej 5 femijësh, duke i plotësuar një dëshirë me një nga artistët e Show Biz që ata e kanë pasur ëndërr ti takojnë.

Tani Migena është drejtoresha e qendrës “Edhe une mundem“që vepron në Tiranë, por shumë shpejt ajo do ta hapë qendrën edhe ne Gjermani, ku aty ndihmohen femijë me nevoja speciale si ata me epilepsi, autizem , sindrom down, prapambetje mendore dhe në të folur, ku çdo shërbim apo kurs për femijet bëhet falas. Qendra social kulturore “Edhe une mundem” është në funksion të të rinjeve dhe femijëve me aftësi të kufizuara. Qëllimi i tyre është mbështetja e familjeve në nevojë dhe personave me AK. Vizioni i tyre synon të zhvilloje sa më shumë artesitë e PAK që nga edukimi në femijerine e hershme deri në aftesim për jetën ndërmjet kurseve të ndryshme profesionale duke qenë bashkëpunëtore me drjetorinë rajonale të formimit profesional nr 1 , si dhe lobimi per vetëpunesimin e tyre duke ndihmuar në regjistrimin e programeve të posacme të punësimit në zyrat e punës dhe njohja me akseset për to. Gjithashtu Migena është e certifikuar edhe nga Caritas Kosova, pasi merr pjesë nepër trajnime të ndryshme. dhe në të folur, ku çdo shërbim apo kurs për femijet bëhet falas.

Qendra social kulturore “Edhe une mundem” është në funksion të të rinjeve dhe femijëve me aftësi të kufizuara. Qëllimi i tyre është mbështetja e familjeve në nevojë dhe personave me AK. Vizioni i tyre synon të zhvilloje sa më shumë artesitë e PAK që nga edukimi në femijerine e hershme deri në aftesim për jetën ndërmjet kurseve të ndryshme profesionale duke qenë bashkëpunëtore me drjetorinë rajonale të formimit profesional nr 1 , si dhe lobimi per vetëpunesimin e tyre duke ndihmuar në regjistrimin e programeve të posacme të punësimit në zyrat e punës dhe njohja me akseset për to.

Gjithashtu Migena është e certifikuar edhe nga Caritas Kosova, pasi merr pjesë nepër trajnime të ndryshme. Për të ditur më shumë për aktivitet e saja e gjeni në rrjetet sociale në istagram me emrin saj migena.xhafa apo në shoqatën edhe.une.mundem.

https://www.instagram.com/migena.xhafa/?igshid=YmMyMTA2M2Y%3D&fbclid=IwAR3k6yGJF8TIQpicGbW-DQALk_bqRYTfj2uQhTiNDfjUVtzROe5i0XwJuZ4

Continue Reading

Cfare ndodh?

Shqiptarët dhe alkooli/ Statistikat, Serbia konsumon më shumë se ne

Published

on

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut.  Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.

Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut.

Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares.

Continue Reading

Të ndryshme