Connect with us

Me degjo

‘Mc Gonigal’, shpresa e fundit e Berishës /Artur Ajazi

Published

on

Kryetari de facto i Partisë Demokratike dhe “lideri” i opozitës së opozitës, është kapur fort pas “skandalit me Mc Gonigal”. I qesh buza, dhe u gufon zemra Doktorit, nga publikimi i “skandalit”, që nuk ka të bëjë fare me qeverinë e Shqipërisë, por dhe me kryeministrin Rama. Ai po kapet fort pas saj, akuzon, mendon dhe vepron sikur “pushtetin e ka tek dera tashmë”. Tullumbacja “McGonigal”, është shfryrë në duart e ish-liderit të PD. Dhe pavarsisht kësaj, gjithçka do ta sqarojë vetë Edi Rama të enjten në Parlament, duke mos i lënë kohë Doktorit, të gëzohet se “ja doli fjala ime, tani largohu”.

Ka prej 2013 (qysh kur Rama shembi objektin e parë gjigand pa leje tek Ekonomiku) që  Berisha e provon “dyluftimin” me Ramën, e ka provuar edhe Basha para tij. Dhe nuk kanë arritur deri sot as ta trembin, jo pastaj ta largojnë. Berishës i duhet patjetër “një dosje, një skandal qeverisës”, një  shkrim gazete periferike nga përtej Atlantikut, për të sfumuar “non-grata”-n, divorcin me SHBA, dhe për të vazhduar misionin e tij opozitarist. I duhet me ngut “McGonigal”-i, dhe mezi  ka pritur rastin të akuzojë, sajojë dhe fabrikojë lajme imagjinare, nga “largimi 5 ditor jashtë kufinjve  i kryeministrit”, deri tek fantazia e tij e shfrenuar se “ministrat e Ramës kanë dorëzuar dorëheqjen, por nuk u është pranuar”.

Folkloristi më i paimagjinuar  në skenën politike shqiptare Sali Berisha, ka shpresa tek FBI-ja, DASH, Biden, etj, etj, dhe mban frymën tek procesi gjyqsor ndaj ish-agjentit  McGonigal, që ka hesape të tjera me drejtësinë amerikane, që nuk lidhen fare me qeverinë e Edi Ramës. Plani dhe skanari janë të lexueshme. Prej të enjtes bllokimi i punimeve të Parlamentit, ndonjë protestë në bulevard me disa qindra mbështetës, dhe pastaj mosnjohja e rezultatit të 14 Majit, që janë aksionet e vetme opozitare që i kanë mbetur Berishës.

Ai nuk e kupton se Rama, ka ardhur në pushtet për të ecur mbi shinat e ligjit, se Rama nuk mbron asnjeri që shkel dhe abuzon me ligjin, se Rama nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për këdo që vjedh paratë publike, dhe se Rama nuk qas dhe strehon në selinë e PS, askënd që ka kryer krime, siç Berisha veproi me gardistët. Dhe ky është një dallim i madh, që bën diferencën mes tyre. Berisha është kapur fort pas “McGonigal”-it, dhe nuk ka gjasa ta heqë atë nga  fjalimet dhe deklaratat e shtypit deri në 14 Maj, derisa të bindet se fitorja në zgjedhje nuk vjen nga shpifjet dhe akuzat e fabrikuara, por nga bindja e shqiptarëve tek njeriu i punës, premtimeve të mbajtura.

Edi Rama, as ka marrë dhe as nuk merr njeri “nën sqetull”, siç mori Berisha gardistët e 21 Janarit dhe i deklaroi Kryeprokurores se “ata janë në besën time dhe nuk preken”. Të mos merremi me “McGonigal”-in as me imagjinatat e shfrenuara të një politikani që duhej të ishte pranë zjarrit  sot. Shqipëria ka humbur shumë kohë, shanse, njerëz, investime dhe integrime, aq sa i duhet  patjetër një Edi Rama, ta shpjerë në  stacionin e duhur të Bashkimit Europian, ndryshe  ky vend  nuk ka shanse të bëhet më.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me degjo

Ç’fushatë do të bëjnë kandidatët e Foltores ?

Published

on

Nga ARTUR AJAZI

 

Eshtë fakt se, fushata elektorale edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht, e ka marrë “turravrapin” e saj. Dhe ky nxitim, vihet re më shumë nga krahu “djathtist”, nga kandidatët e Foltores. Edhe ata kanë ambicjet dhe dëshirat e tyre. Dikush kërkon të “vjelë” ca para nga ndonjë biznesmen, pastaj të blejë ca vota, dikush tjetër ka nisur të nxijë arritjet, investimet, punët dhe sukseset e bashkive dhe kryetarëve të tyre. Ç’nuk po flasin, ç’nuk po bëjnë, po trokasin “derë më derë”, edhe pse shpesh nuk u hepen ato dyer. I kërkojnë votën, i kërkojnë “besën”, fjalën e tyre, pasi “sapo të fitojmë ne të Foltores, do të keni më shumë punë, para, liri, siguri”etj . Fushata të tilla, natyrisht janë të vjetëruara, dhe të kujtojnë fushatat e 1996. Por ç’fushatë mund të bëjnë kandidatët e Foltores në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë e Peshkopi,etj ? Madje edhe në qytete si Përmeti, Erseka, Kukësi, Tropoja, apo dhe Burreli. Qytetet tona sot kanë ndryshuar 100 per qind. Janë ndërtuar rrugët, trotuaret, parqet, ujësjellësat, rrjeti i kanalizimeve problematike, po përfundojnë investimet në lagjet e qyteteve, po shtrohen dhe rehabilitohen rrugët e fshatrave. Investimet nuk ndalen, ashtu siç nuk ndalen as propogandat bajate të Foltores. Imazhi, funksioni, ngjyrat, dhe gjithçka jetësore është ndërtuar në harmoni me kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve. Kryetarët e bashkive të mëdha, janë sot njerëzit e duhur të punëve të mëdha. Çdo njëri prej tyre, si Erion Veliaj, Gledian Llatja, Sotiraq Filo, apo dhe Safet Gjici, identifikohen me projektet e investimet e kryera në 4 vitet e shkuara. Ata nuk kanë pse ndalen, kur kandidatët e Foltores hedhin akuza, baltosin investimet, apo sajojnë histori gazmore me “fitoren e sigurtë të 14 Majit”. Ç’fushatë mund të bëjnë njerëzit e Foltores, kur në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Lushnje, Fier, dhe deri në Vermoshin e largët, investimet nuk ndalen. Çfarë do ti premtojnë ata qytetarëve, kur pothuajse çdo premtim i dhënë, është mbajtur ? Natyrisht, misioni i tyre, mbetet fshirja nga memorja e çdo ndryshimi, e çdo investimi. Ata inkurajohen nga ish-lideri historik. Ata tanimë kanë vendosur të bëhen “sejmenë të bindur” të Sali Berishës, duke humbur jo vetëm garën për tu bërë kryetarë bashkie, por pas 14 Majit, do ta shohin vehten edhe jashtë partisë tyre. Të futesh në një fushatë elektorale, aq më tepër për kryetar bashkie, duhet të kesh ide, program, vizion, njerëz të pergatitur, ekip, dhe imazh pozitiv politik. Të gjitha këto, u mungojnë kandidatëve të Foltores. Dita e 14 Majit, do të jetë ditë e shënuar edhe për skenën politike shqiptare. Humbja e madhe e Foltores në këto zgjedhje, do të jetë shansi i fundit për të sjellë në memorjen e demokratëve faktin se, vetëm largimi i ish-liderit 32 vjeçar, do ti japë atyre të drejtën morale për të qenë të barabartë në fushatat e ardhshme elektorale. Mungesa e ndryshimit, natyrisht do të jetë penalizimi kryesor që do ti sjellë asaj partie humbje afatgjata.

Continue Reading

Me degjo

Dokumentet: 5 mashtrimet e “heroit amerikan” të “Foltores”, Mark Crawford

Published

on

Episodeve të sforcuara me regjizor shqiptar të serialit “MCGonigal” ju shtua së fundi edhe një kolazh mashtrimesh publike të lëshuara nga ish-drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë Mark Crawford. Ky i fundit u përdor nga opozita e “non grates” Sali Berisha në përpjekjen për të rindezur “fitilin” e lagur të “molotovit” me të cilin po përpiqen prej muajsh të godasin qeverinë e Edi Ramës për afera të supozuara me vendburimet e naftës.

Ndryshe nga sa gënjen Crawford, qeveria nuk përzuri miliarderin për tua dhënë blloqet e naftës rusëve por ishte ai që bindi biznesmenin amerikan që pasi kuptoi mashtrimin tua shiste kompaninë një grupi biznesmenësh shqiptarë të drejtuar nga Naim Kasa duke ja prezantuar si biznesmen serioz. Në fakt Naim Kasa kishte marrë nga qeveria Berisha 9 vendburime tjera nafte në muajt e fundit të qeverisjes përmes Phoenix Petroleum, i akuzuar publikisht për vjedhje, falsifikime dhe mashtrime në Shqipëri e Amerike për të cilat dhe është arrestuar në vitin 2020.

Malone ja shiti në fillim të vitit 2016 kompaninë TransAtlantic Albania me vendburimet zotit Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.1 lajmi për transaksionin) Përfaqësuesi direkt i miliarderit Malone, z. Douglas C.Nester në një e-mail dërguar në datën 5 Maj 2016 ministrit të kohës Damian Gjiknuri shprehet “TransAtlantic Petroleum dëshiron të ju shprehë vlerësim për mbështetjen që ju i keni dhënë përpjekjeve tona në Shqipëri”. Në këtë e-mail ai njofton se kompania e miliarderit nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë bijë TranAtlantic Albania dhe as nuk përgjigjet për veprimet e mëtejme të Mark Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.2) Kjo rikonfirmohet edhe në Qershor përmes një e-maili drejtuar Albpetrolit. (Shiko faksimile Nr.3).

Gënjeshtra Nr.3 e Crawford

Qartësisht çdokush e ka të kthjellët si kristal faktin se e gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje me Charles MCGonigal dhe as vizitat e tij në Shqipëri pasi ato nuk kanë asnjë lidhje me periudhën për të cilën flasim por kanë qenë vite më vonë. Lidhja me MCGonigal bëhet vetëm për qëllime të pastra spekulative. Blloqet e lëshuara nga miliarderi amerikan si TransAtlantic Albania u shndërruan në GBC Oil e cila gjatë vitit 2016, me administrator Mark Crawford dhe pronar Naim Kasën e Kreshnik Grezdan nuk arritën të shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit shqiptar. (Shiko faksimile Nr.4 ku Crawford figuron administrator)

Gënjeshtra Nr. 4 e Crawford

Albpetrol ndoqi gjithë procedurën ligjore duke i dhënë afat kompanisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në kushtet e mos shlyerjes, në Janar 2017 vendburimet u shtetëzuan duke ju kthyer shtetit shqiptar. GBC Oil e Mark Crawford, Naim Kasës dhe Krezhnik Grezdas, e regjistruar në ishujt Kaiman inicioi një proces në arbitrazh kundër shtetit shqiptar. Arbitrazhin pra, ndryshe nga sa gënjen Crawford nuk e bëri miliarderi amerikan por Marku dhe shokët e tij spekulantë shqiptarë. Ata kërkuan 113,372,000 USD dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga prishja e marrëveshjes. Ndryshe nga sa gënjen Crawford, arbitrazhi u fitua nga qeveria shqiptare duke u konsideruar të drejta dhe të ligjshme vendimet për shtetëzimin e vendburimeve. Pretendimi i tyre për dëmshpërblim u rrëzua.

Sipas vendimit i njihej kompanisë vetëm pretendimi për kompensimin e efekteve negative të rentës minerare në vlerën 12.5 milion USD. Para të cilat kompania ja kishte derdhur shtetit shqiptar gjatë viteve 2008-2016 përmes tatimeve si rentë minerare. Në total, GBC Oil i kishte shtetit borxh 27 milion USD dhe pas zbritjes së 12.5 milion USD të rentës, do duhet ti derdhte shtetit shqiptar në arkë një shumë prej 14.5 milion USD.

Gënjeshtra Nr.5 e Crawford

Gënjeshtra e rradhës e Crawford është deklarimi se pas vizitës në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Gjiknuri ja dha blloqet e naftës rusëve. Madje spekulimi shkon më tej teksa edhe pjesëmarrjen e Gjiknurit në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tropojës ku MCGonigal mori një titull mirënjohjeje nga kryebashkiaku e shet sikur ka ndodhur në kohën kur merreshin vendimet për blloqet. Ky episod ka ndodhur shumë vite më vonë, kohë kur as Gjiknuri nuk ishte ministër dhe as MCGonigal nuk ishte më zyrtar i FBI.

Blloqet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, që prej Janarit 2017 kur u morën nga ata që i kishin keqmenaxhuar përfshirë edhe Mark Crawford dhe miqtë e tij të afërt me Sali Berishën vazhdojnë të jenë nën pronësi të shtetit shqiptar dhe nuk kanë kaluar asnjë ditë në duart e privatit.

Për dijeninë e atyre që hiqen si kompetent por janë injorant të dobishëm, sipas ligjit shqiptar Hyrja në Fuqi e Marrëveshjes Hidrokarbure bëhet pas nënshkrimit nga Ministri dhe pasi miratohet në Këshillin e Ministrave. Garat e hapura ndërkombëtare për këto blloqe u përballën me përplasjet e kompanive konkuruese me njëra-tjetrën në gjykatë dhe blloqet i mbetën shtetit shqip

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Me degjo

Sa turp!

Published

on

Nga Artur Ajazi

Ka mbi 1 javë që ekranet dhe faqet e gazetave mbushen me “lajme, analiza dhe diskutime” banale, mbi rastin që nuk ka lidhje fare me ne , me procesin “McGonigal”. Më qesharake, duket debati apo “analiza” kur merren “me të dashurën e McGonigal”. Një kompetent thotë “kështu deklaroi e dashura e tij”, një tjetër “analiste”, gjoja nxjerr detaje nga email-et e saj mbi “marrëdhëniet me Edi Ramën dhe ministrat”. Me turp nuk ka. Më qesharakë dhe qesharake, nuk më janë dukur kurrë mercenarët e një pjese të mirë të mediave, që po degradojnë dhe manipulojnë opinionin prej vitesh. Dhe kjo natyrisht ka ardhur si pasojë e degradimit të një pjese mesjetare të politikës, që ka mbetur ende edhe sot pas 32 vitesh, në kufinjtë e imagjinatës, kurtheve, folklorizmave, dhe skenareve për dhunë dhe baltosje. Sa turp, tek dëgjon se si çdo natë (dhe gjithë ditën e Zotit) kapardisen majë poltroneve “specialistët e lajmeve bombastike”. Se si dalin dhe fabrikojnë “detaje nga çështja McGonigal”, parashikojnë se “si do të shkojë procesi hetimor ndaj tij, madje edhe ndaj kryeministrit Rama”, sa vjet do të dënohet ai në SHBA, etj, etj, etj. Dhe idiotësia nuk ka fund, tek shikon dhe dëgjon fjalimet e “non-gratave” të PD, tek merren me “gozhdën” e McGonigal, kur kanë mbi 1001 halle për vehte në Shqipëri. Sa turp, tek dëgjoj të flasin mbi “problemin e madh të ish-agjentit të FBI” analistët e ish-SHQUP-it, dhe nuk kujtohen njëherë për hallet e atyre që marrin bukën me vehte dhe vijnë çdo 2 javë në “protestat madhështore”. Sa turp, tek dëgjon Sali Berishën dhe sejmenët e tij, tek flasin për “skandalin e ish-agjentit të FBI” dhe nuk flasin për Gërdecin që futi në dhe, 26 viktima të pafajshme, për 21 Janarin, për shitjen e pronave dhe pasurimin me miliona euro të ish-pushtetarëve të selisë blu. Sa turp, tek dëgjoj se si premtojnë “ndëshkimin e korrupsionit” Berisha apo dhe mëkatarët e rragut të dytë në atë parti, dhe nuk u japin llogari shqiptarëve për pasurimin, vjedhjet, zhvatjet, dhe lloj-lloj poshtërsish që u bënë në Shqipëri nga 2005 deri 2013. Pse nuk u flasin, mbi degradimin dhe inkriminimin e organeve të drejtësisë, pasojat e të cilës po vuajmë edhe sot. Sa turp, kur dëgjoj vajza dhe djem të rinj, të saponisur në karierën e gazetarit, tek merren me “dashnoren e McGonigal-it” qysh në orët e para të mëngjesit, dhe flasin aq seriozisht sa harrojnë se janë para kamerave. Degradimi i një pjese të medias (ashtu siç janë degraduar segmente të tjera të shoqërisë) mbetet alarmante, për atë ç’ka përçojnë përmes ekraneve dhe faqeve të gazetave, duke ndikuar negativisht për stabilitetin e rendit kushtetues dhe nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve. Sa turp, tek konstatoj nivel mjeran, tek një pjesë e mediave që kanë marrë mbi vehte misionin e manipulimit dhe jo pasqyrimit korrekt, të realitetit në Shqipëri.

Continue Reading

Të ndryshme