Aktivitete

Takimi me të rinjtë në Shushicë/ Gjiknuri :Elbasani nuk ka kohë për eksperimente

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit, Gjiknuri i ftoi ata të bëhen pjesë aktive e familjes socialiste për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet për mirëadministrimin e qytetit të tyre.Ai nënvizoi se me Gledian Llatjen në krye të punëve të bashkisë dhe mbështetjen e qeverisë përmes projekteve të mëdha, sikurse janë Automotoparku, Bypass-i dhe Korridori 8-të, Elbasani e ka mundësinë të kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë.Numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani nuk ka kohë për eksperimente. Ai shtoi se PS e ka nisur “trenin” e zhvillimit të qytetit përmes punëve transformuese.

Teksa i konsideroi të rinjtë si pjesa më vitale dhe tepër e rëndësishme për Partinë Socialiste, Gjiknuri tha se e majta e ka treguar mbështetjen ndaj tyre përmes përfaqësimit të të rinjve në këshillat bashkiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ndryshme

Exit mobile version